Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa u shënua vdekja e parë e raportuar, e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Gazetari i “New York Times”, Brent Renaud u vra nga rusët në Irpin të Ukrainës këtë të diel, ndërsa dy gazetarë  të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

 

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme mes datave 14-15 mars.

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha sot në lidhje me qëndrimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin se nuk është bërë ndonjë gjë që SHBA të ndryshojë qëndrimin e saj bërthamor.  “Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve,” i tha Sullivan.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se detyra parësore e Ukrainës për momentin është të sjellë ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Ai tha se një autokolonë humanitare ishte vetëm 80 km larg nga qyteti, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse për gati një javë.

Gazetari i “New York Times”, Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

Ministri i Kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove, tha të dielën se Britania mendon të përdorimi shtëpitë dhe pronat e individëve rusë të sanksionuar për qëllime humanitare.”Ka një pengesë ligjore mjaft të lartë për të kaluar dhe ne nuk po flasim për konfiskim të përhershëm, por ne po themi ‘Ti’ ri sanksionuar. Ju jeni duke mbështetur Putinin. Kjo shtëpi është këtu, ju nuk keni të drejtë ta përdorni apo të përfitoni prej saj dhe, më shumë se kaq, ndërkohë që nuk po e përdorni apo nuk përfitoni prej saj, nëse ne mund ta përdorim për të ndihmuar të tjerët, le ta bëjmë këtë,” tha Gove.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e një kryebashkiaku tjetër, brenda tre ditësh Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruan në Tëitter se Yevhen Matveyev u kap në qytetin jugor të Dniprorudne, duke akuzuar Rusinë për taktika “terrori”. Më herët, presidenti i Ukrainës akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë “pseudo-republika” për të copëtuar vendin e tij.

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha sot se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme. “Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër,” i tha Podoliak Belta. Më tej ai shtoi se propozimet për zgjidhjen e konfliktit janë të shumta, por më e rëndësishmja sipas tij është një armëpushim.

Papa Françesku ka dënuar në mënyrë të ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

 

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.

India po zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë atje prej sulmeve ruse. Ky njoftim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë (MEA) në një deklaratë të dielën. “Në funksion të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet në pjesët perëndimore të vendit, është vendosur që ambasada indiane në Ukrainë do të zhvendoset përkohësisht në Poloni”, thuhet në deklaratë.

 

 

 

 

 

 

 

By kristal