“Po…showbizi është i mbushur me intriga, thyerja të mëdha zemre, ëndrrash, shpresash, lot pafund, buzëqeshje të shtirura, sekrete… Ama kur imazhi yt çon njerëzit në këmbë dhe pavarësisht të gjithave emrin tënd e thërrasin me mijëra njerëz, e vetmja gjë që them është: SAPO KAM FILLUAR. Ju dua me shpirt”,-shtoi Ronela.
Më herët kujtojmë që Hajati u shpreh para koncertit se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kësaj ajo falenderoi fansat për mbështetjen.
“Dua të marr kohë të që t’ju falendëroj të gjithëve për dje edhe jeni të mrekullueshëm. Kam marrë aq shumë mesazhe sa nuk e keni idenë. Jam gëzuar aq shumë sa s’ka. Vazhdoj të jem me 39, vazhdoj të jem sëmurë por ajo çfarë ka ndodhur në shesh më ka shtuar jetën. Ju dua shumë shumë”– shprehej ajo në një video të publikuar në Instastory, krahas së cilës shkruan: “Zëri im është si zombie. Faleminderit të gjithëve që ishit dje në koncert! Në sëmundje dhe shëndet së bashku.