U kap në ‘shtëpi bari’ shqiptari ka një argument para policisë.

Dashamir Hazizaj, është arrestuar në Angli pasi është kapur brenda banesës me kanabis.

Mediat britanike, shkruajnë se shqiptari para autoriteteve ka deklaruar se shkoi për të punuar në “shtëpi bari”, për të fituar para për partneren e tij shtatzënë. Mësohet se oficerët, gjetën 145 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje në ambientet të cilat ishin të sofistikuara me ngrohje dhe ndriçim për të ndihmuar rritjen.

Dashmir Hazizaj shpresonte të fitonte 3,000 £ duke u kujdesur për kanabsin. Para gjykatësve, i pandehuri 24-vjeçar pranoi se prodhonte një drogë të klasit B.

By kristal