Katër persona janë arrestuar nga policia rrugore në Korçë, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se në pranga ranë: Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi u kap në gjendje të dehur në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”.

K.A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

R.H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

L.M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

By kristal