Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u rregjistrua një numër i lartë shtrimesh dhe viktimash nga Koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në spitalet COVID në Tranë dhe dy spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës po trajtohen 585 pacientë, nga të cilët 25 në terapi intensive dhe 12 të tjerë të të intubuar.

Numri i pacientëve ka ardhur në rritje progresive duke u dyfishuar krahasuar me fundin e muajit Janar.

Në nivele të larta prej shumë ditësh janë dhe vdekjet në spitale. Sipas njoftimit zyrtar, 18 persona të tjerë kanë humbur jetën: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç. Ky është niveli më i lartë i viktimave që nga fillimi i dhjetorit. Që nga nisja e pandemisë, Shqipëria numëron 1600 vdekje nga COVID 19.

Rastet e reja ditore, 1075 të konfirmuar nga 3901 testime janë pranë mesatares së javës së fundit e po ashtu dhe përqindja e pozitivitetit mbeti thuajse në të njejtat kuota me 27.5 përqind. Rastet pozitive janë identifikuar në 47 bashki të vendit: 361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë./ VOA/

By kristal