Një 69-vjeçar është ndaluar nga policia në Cërrik të Elbasanit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 20-vjeçare.

Ishte nëna e vajzës, e cila ka bërë kallëzimin në polici se fqinji i tyre F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi”- njofton policia.

By kristal