Drejtoria Vendore e Shkodrës ka kërkuar ndërhyrjen e forcave RENEA mbrëmjen e kaluar për të bërë disa kontrolle dhe shoqërime në ambiente të ndryshme dhe ndaj personave të dyshuar apo që mund të keni dijeni, për vrasjen e Ismet Çekorjes, 57 vjeç.

Burime bëjnë me dije se përgjatë operacionit të zhvilluar për disa orë, janë shoqëruar 15 persona, në cilësinë e të dyshuarve apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në vendin dhe përreth zonës ku ka ndodhur krimi në Kiras të Shkodrës, ku viktima edhe banonte, ndodhen disa kamera sigurie, por vëzhgimi i hetuesve, ka rezultuar se disa prej tyre nuk kanë funksionuar, ç’ka ka vështirësuar ndjekjen e itinerarit të autorëve.

Pesë ditë më parë, Ismet Çekorja, i ekzekutuar mbrëmë me armë zjarri në Shkodër, në një deklaratë për mediat i doli në mbrojtje djalit që ishte shpallur në kërkim, Bajramit, duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.

Ai thoshte se familja e tij po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet.

By kristal