Këngëtarja e njohur,  Elvana Gjata, nuk është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, duke shtuar kështu kuriozitetin e njekësve mbi jetën dhe përditshmërinë e saj.Por, ditën e djeshme, këngëtarja ndau pak nga dita e saj me ndjekësit.

Ajo pozoi e veshur me një ‘hoodie’ rozë teksa dukej super në formë dhe e buzëqeshur.

“Mirë u takofshim”, shkroi Elvana krahas postimit.

Gjithashtu, këngëtarja postoi dhe një video teksa filmonte veten në makinë, teksa nëna e saj dëgjohet duke folur në telefon.

E sigurisht s’mund të mungonte një koment epik nga Ermal Mamaqi i cili i dha nota humoristike postimit të këngëtares.

“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti vesh kshu kapelesh…dhe me makinë që bën më shumë se 6.500 euro me targa,”- komentoi Ermali.

By kristal