Turqia njeh zyrtarisht Rusinë si shkaktare lufte. Presidenti Erdogan paralajmëroi mbylljen e ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse. Qëllimi sipas tij është ndalimi i përplasjes së armatosur në Ukrainë

“Jemi të vendosur që të zbatojmë mundësinë që i jep vendit tonë Marrëveshja e Montros për të kontrolluar trafikun e anijeve. Kemi si qëllim që të ulim tensionet në rajon. Ne mbështetim sovranitetin territorial të Ukrainës. Nuk e pranojmë sulmin që Rusia i bën Ukrainës dhe përshëndesim përpjekjet që po bën populli ukrainas për të mbrojtur vendin e vet”, tha ai.

Fajtore për krizën në Ukrainë bën BE dhe SHBA.

“Ky është një tjetër rast që na vërteton edhe njëherë se çfarë shkaktojnë veprimet e pamatura të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve. Ne e kemi provuar vetë diçka të tillë. Kur rrezikohej kufiri ynë nga fqinjët, ata nuk vepruan. Diçka të tillë po e shohim edhe në krizën në Ukrainë”, u shpreh Erdogan.

Erdogan u shpreh se Turqia do të nxjerrë nga kjo situatë përfitimet e saj ndërsa u shpreh se vendi i tij këtë radhë do të jetë në tryezën e zhvillimeve globale dhe jo menu, siç ishte në periudhën e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

 

By kristal