U organizua sot në sheshin “Nënë Tereza”në Tiranë, një protestë sensibilizuese kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga 5 djem dy ditë më parë në Prishtinë.

Protesta u organizua nga këngëtarja e njohur Fifi, e cila u përplas gjatë zhvillimit të saj me një aktiviste të shoqërisë civile.

Ajo po falënderonte publikisht për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xheni Karain, por Fifi ka ndërhyrë, duke thënë se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë.

Debati mes Fifit dhe aktivistes:

Fifi: Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.

Aktivistja: S’po ndaj pronat.

Fifi: S’kam parë një njeri që të organizojë dhe bëjë diçka për përdhunimin e një 11-vjeçare, përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)

Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.

Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dal motra ime, vëllau jem, mbesa ime.

By kristal