Një maniak i modifikimit të trupit, i cili ëndërron të bëhet ‘alien i zi’ tani dëshiron të presë njërën nga këmbët e tij pasi i prenë dy gishta në mënyrë që dora e tij të duket si një kthetra. Anthony Loffredo, 33 vjeç, e ka mbuluar tashmë trupin e tij – duke përfshirë kokërdhat e syve – me tatuazhe dhe ka hequr hundën dhe buzën e sipërme në përpjekjen e tij për t’u dukur si një ‘alien i zi’.

Francezi, i cili dokumenton ndryshimet e tij fizike dramatike për 1.2 milionë ndjekësit e tij në Instagram, tani dëshiron të shkojë një hap më tej duke i prerë këmbën nga gjuri e poshtë. Loffredo, i cili më parë ka treguar se pamja e tij ekstreme e ka penguar atë të gjejë punë, tha: “Është diçka vërtet e vështirë sepse kam një këmbë të shëndetshme dhe një amputim është diçka e madhe”.

Pavarësisht se Loffredo iu nënshtrua një sërë procedurash kirurgjikale, jo më pak se për të ndarë gjuhën përgjysmë dhe hequr veshët, ai zbuloi se është ende në 44 për qind të rrugës për t’u bërë një ‘alien i zi’.

Loffredo tha se dëshiron ta ndryshojë më tej fytyrën e tij, përpara se të fokusohet në amputimin e këmbës: “Modifikimi im i radhës është fytyra, pastaj hapi tjetër”.  Loffredo i është nënshtruar një operacioni për t’i hapur një vrimë në lëkurë, poshtë buzës së poshtme. Ai shpesh poston imazhe në Instagram ku shihet duke nxjerrë gjuhën e tij si pirun nga vrima.

Gjithashtu ka vendosur implante të panumërta nën lëkurën e tij, e cila është pothuajse tërësisht e zezë, e mbuluar me tatuazhe. Në një postim të mëparshëm në Instagram, ai kishte lënë të kuptohet për ndarjen e penisit më dysh, duke bërë që një përdorues i rrjeteve sociale t’i përgjigjej: “E dija që ishe budalla…, por kaq!”

Vitin e kaluar, Loffredo zbuloi se kishte kryer një operacion në Meksikë për të prerë dy gishtat, në mënyrë që dora e tij të dukej si një thua. Imazhet grafike dhe pamjet video treguan Loffredo të shtrirë në një tavolinë operacioni, i rrethuar nga kirurgë, ndërsa ngriti dorën për të parë pamjen e tij të re me frikë.

Loffredo zbuloi se po përgatitet të heqë dy gishta edhe nga dora e djathtë, në mënyrë që të ketë ‘kthetra’ të njëjta. Ai shkroi në Instagram: “Në anën tjetër të botës për të vazhduar projektin tim, procedura po shkon mirë, një ëndërr më shumë që sapo është realizuar. Faleminderit për punën tuaj të artë, faleminderit Meksikë nga zemra!”

Transformimi i diskutueshëm i modifikimit të trupit të Loffredo shkaktoi lëvdata dhe shqetësim në mesin e ndjekësve të tij në Instagram. Njëri shkroi: ‘O zot, e bëre dhe këtë! Nuk e besova, por është e vërtetë. Shpresoj që trupi juaj të përshtatet”.

Të tjerët ishin më pak mbështetës, pasi një përdorues shkroi: “Mungesë respekt e hapur ndaj atyre që janë për të ardhur keq, që kanë humbur gjymtyrët dhe kërkojnë mënyra për të funksionuar ashtu siç duhet të funksionojë trupi i njeriut”.

Një tjetër shkroi: “Ju, 100 për qind do të pendoheni për këtë përfundimisht”. Një përdorues tjetër shtoi: “Kjo është shqetësuese dhe magjepsëse në të njëjtën kohë. Nuk mendoj se mund ta bëj këtë, por ju falenderoj që keni jetuar ëndrrën tuaj”.

Procedura e fundit transformuese vjen pasi Loffredo hoqi hundën dhe buzën e sipërme. Ai ka rrëfyer se tani ka vështirësi të flasë. Hundën e hoqi vitin e kaluar në Spanjë, pasi procedura është e paligjshme në Francë.

Përveç shpimit dhe tatuazheve, modifikimet e trupit që rezultojnë në lëndime janë të paligjshme në shumë vende evropiane. Si i tillë, Loffredo nuk specifikoi saktësisht se ku dhe kur e hoqi hundën dhe buzën e sipërme, kur foli për procedurat në një seancë pyetje-përgjigjesh në Instagram.

Në një postim të mëparshëm në Instagram, duke diskutuar për heqjen e hundës së tij, Loffredo falënderoi një llogari të quajtur @oscarmarquezbodymod, që i kishte ‘shënuar’ jetën. Ai shkroi në atë kohë: “Tani mund të eci me kokën lart falë jush, jam krenar për atë që bëmë së bashku”.
Loffredo pranoi se kishte vështirësi të fliste që nga heqja e buzës së sipërme, por kjo nuk duket se e ka zbehur entuziazmin e tij për modifikimin e trupit. Ai tha se ëndërronte të hiqte tërësisht lëkurën dhe ta zëvendësonte atë me metal. Me këtë rast renditi krahët, këmbët dhe gishtat, së bashku me pjesën e pasme të kokës, si pjesët e ardhshme të trupit të tij, që dëshiron t’i modifikojë.

Duke folur për gazetën franceze “Midi Libre” në vitin 2017, Loffredo tha se kishte qenë i pasionuar pas mutacioneve dhe transformimeve të trupit të njeriut që në moshë të re. Kur punonte si roje në të njëzetat e tij, e kuptoi se nuk po jetonte në mënyrën që donte

“Ndalova gjithçka në moshën 24 vjeç dhe u nisa për në Australi, – tha Loffredo, i cili sipas Instagramit të tij tani është i vendosur në Montpellier, Francë. – Është bërë normale, madje edhe e pavetëdijshme të mendoj vazhdimisht për modifikimin e trupit në muajt e ardhshëm”.

Individi me pamje të shëmtuar tashmë tha se i pëlqente “të futej në këpucët e një personazhi të frikshëm. Unë shpesh vendosem diku dhe luaj një rol, veçanërisht natën në rrugët e errëta. Eksploroj kontrastin midis rolit që luaj dhe vetes time”.

By kristal