Pak ditë më parë SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Anton Gjinaj. Gazetari Flamur Vezaj ka treguar detaje të reja në lidhje me veprimtarinë e ushtruar në Shqipëri nga ai. Sipas Vezaj, ky person ka marrë 15 milionë dollarë tendera nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe nga kolegët e këtij të fundit.

SHKRIMI I VEZAJ:
Lali Eri dhe koleget e tij i dhane 15 milione dollare tendera trafikantit te droges I cili eshte edhe ortak me Ministrine e Financave!

Ka disa vite qe denoncohen lidhjet e pushtetit te Rilindjes me krimin e organizuar!! Keto lidhje vijne ne forma te ndryshme! Rasti tipik eshte i shtetasit Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) i denuar ne Spanje me 8 vjet e 9 muaj burg për trafikë droge dhe qe u transferua ne afat rekord nga Spanje ne Shqiperi për te “vuajtur” denimin! Duke filluar keshtu edhe manovrat ligjore te lirimit te tij! Ky i denuar eshte nje biznesmen i “sukseseshem” ne Shqiperi si pronar i kompanise “ALESIO-2014” dhe jo vetem! Me kete kompani, ai ka perfituar leje ndertimi ne Tirane e jo vetem! Por nuk jane vetem lejet e ndertimit biznes i ketij trafikanti droge! Nga verifikimet e kryera ne ëebi-in opencorporates.al rezulton qe kompania e trafikantit te droges “ALESIO 2014”, ne kohen qe pronari ishte ne burg ne Spanje, ka perfitu rreth 15 milion dollare tendera nga Bashkia e Tiranes, Krujes, Durresit dhe Lezhes! Po Po, 15 milione dollare ne 16 kontrata tenderimi për rindertimin e shtepive, rrugeve etj, pas termetit! Pra vetem Bashkia e Lali Erit, e ka shpall fitues kompanin e trafikantit te droges Gjinaj ne tre kontrata tenderimi me vlere rreth 11 milione dollare (1.262.579.909.00 leke te reja)! Ne keto kontrata kompania “ALESIO 2014”, shpallet fitues bashke me 3 kompani te tjera ne bashkpunim! Pra ne ortakeri me 3 kompani te tjera trafikanti droges Gjinaj ka marr 11 milione dollare nga Bashkia e Tiranes! Gjithashtu kompania e denuarit me 8 vite e 9 muaj burg eshte “shperblyer” edhe nga Bashkia Krujes, Durresit dhe Lezhes me 13 kontrata te tjera tenderimi për pune publike ne rindertimi! Per 13 kontrata te tenderimit kompania e tij, e vetme, ka perfituar rreth 4 milion dollare te tjera (452.592.638.00 leke te reja)! Edhe keto kontrata Gjinaj i ka perfituar gjate kohes qe ishte ne burg ne Spanje! Pra edhe pse ndodhej ne burg ne Spanje kompania e tij perfitonte miliona dollare nga Bashkite e Rilindjes! Por nuk jane vetem keto perfitimet qe ka pas trafikantit Gjinaj nga Rilindja ne pushtet! Nga verifikimet e kryera ne faqen e opencorporates.al dhe QKB-se rezulton qe kompania e trafikantit Gjinaj “FORALB ALBASTER” dhe “ALESIO 2014” eshte ortak ne nje biznes me Ministrin e Financave dhe Ekonomise te qeverise se Rilindjes! Pra trafikanti i droges, i denuar me 8 vite e 9 muaj burg ka 77.99 % te aksioneve ne kompanin ku ortak ka ministrine me 25 % te aksioneve ne nje kompani qe ka seline Tirane, Kavaje ne prodhimin e gipseve e qe vazhdon aktivitetin prej shume vitesh! Pra ministria e Rilindjes eshte ne ortakeri me trafikantin e droges! Te gjitha keto tashme jane lehtesishte te verifikueshme si ne QKB ose ne opencorporates.al apo edhe ne vendimin e fundit te Gjykates se Posaçme qe ne kerkese te SPAK-it (qe u kujtua me ne fund) vendosi sekuestrimin e kompanive dhe pasurise se trafikantit Gjinaj dhe familjareve te tij! Kjo provon akuzat qe pushteti I Rilindjes eshte i lidhur me grupet kriminale te trafikut te droges duke i shperblyer edhe me tendera publike! #Me poshte keni fotot për te gjithe keto qe rendita me larte!


SPAK ka sekuestruar 23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë. Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja. Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë.

By kristal