Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është i njohur për paradat e tij ushtarake ku tregon fuqinë e vendit. Por ky tipar i diktatorit duket si i ka kushtuar shtrenjtë këtë radhë.

Që nga fillimi pandemisë së COVID-19 Koreja e Veritu nuk ka vaksinuar popullisinë e saj madje nuk ka marrë asnjë masë tjetër anti-covid përveç mbylljes së kufirit të saj dhe tani është i tronditur nga një shpërthim i rastive dhe i vdekje nga koronavirusi.

Mendohet se për gjithë këtë është përgjegjës një parade e madhe ushtarake e Koresë së Veriut e mbajtur më 25 prill pasi testi i covid-19 i ushtarakëve që parakaluan në ngjarjen rezultuan pozitiv.

Vendi tani ka tejkaluar 1.2 milionë raste sipas raportit të fundit të publikuar sot nga media shtetërore KCNA.

Disa roje në qytetin Sinuiju, në kufirin me Kinën, filluan të shfaqnin simptoma të Covid-19 në fillim të këtij muaji, sipas organizatave kërkimore që mbulojnë Korenë e Veriut.

Një zyrtar i paidentifikuar i rojes kufitare tha: “Ata kishin ethe të larta dhe pas testimit nga zyrtarët shëndetësorë, u konfirmua se ishin të infektuar me variantin Omicron. Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin oficerë dhe ushtarë që morën pjesë në paradë ushtarake më 25 prill”. bëri deklaratën.

Në atë kohë, Koreja e Veriut nuk kishte raportuar ende një rast të vetëm të Covid që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër, ekspertët shprehnin vazhdimisht dyshimet e tyre për vërtetësinë e kësaj situate.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka urdhëruar ushtrinë të fillojë punën “për të stabilizuar menjëherë furnizimin e ilaçe në Phenian”, kryeqyteti ku varianti Omicron u zbulua javën e kaluar.

Kim kërkoi veprim të menjëhershëm, veçanërisht duke përmendur dështimin për të mbajtur farmacitë të hapura 24/7 për të shpërndarë ilaçe.

By kristal