KUÇOVË- Gjendet i plagosur me armë në rrugë një person. Ai është identifikuar si Admir Bejo, 46 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Kuçovë.

Admir Bejo është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti.

Ai është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

një grup hetimor dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

By kristal