Pogradec- Gjendet një trup i pajetë në një banesë në lagjen numër 4 në Pogradec.
Mësohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë prej ditësh, por vetëm sot është konstatuar nga familjarët e tij.
Paraprakisht dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë katër ditë më parë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Familjarët, pasi e kanë kostatuar vdekjen, kanë njoftuar policinë dhe trupi është dërguar për ekzaminim në morg.