Gjykata dënon me burg kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjes për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Gjatë seancës së sotme, nga 3.6 vjet burgim qe kërkoi SPAK, gjykata vendosi ta dënojë me 3.4, por për shkak të gjykimit të shkuruar, dënimi do të jetë 2.4 vite brenda qelisë. Kjo sepse dënimi i shkurtuar i ka ulur 1/3 e dënimit. Po ashtu, Tushes i ndalohet që të kryejë ndonjë funksion publik në 5 vitet e ardhshme.

Tushe u arrestua në qershor të vitit të shkuar për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

By kristal