Gjykata e Tiranës lë në burg sanitaren e spitalit COVID 2, Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim pas skandalit me një paciente të këtij spitali, vajzës të së cilës i ka marrë 8 mln lekë duke u hequr si infermiere.

Alldervishi është shfaqur në Gjykatë pa avokat.

E shoqëruar nga një efektive policie, ajo ka deklaruar se e ka lajmëruar avokatin, por nuk i di arsyet që ai nuk ka ardhur.

Me kokën ulur ajo ka pritur vendimin e gjykatës, e cila ka vendosur të lërë në burg 58-vjeçaren.

By kristal