Goditet nga rrufeja një peshkatar në gramsh. Por një mrekulli ndodh më pas.

Dule Dollenga 55 vjeç ishte duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një stuhi e pazakontë përfshiu qytetin duke krijuar përkohësisht probleme në qarkullim për më shumë se një orë.

By kristal