Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar në Apel gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e deputetes Grida Duma, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës elektorale, ku i ka kujtuar deputetes së PD, se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se rezultonte e dënuar për mashtrim.

Gjatë fushatës në Kavajë, Erion Veliaj deklaronte se: “E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes”.

Kjo nuk është humbja e vetme e Grida Dumës përballë Erion Veliajt. Në zgjedhjet e 25 prillit Duma e sfidoi Veliajn me pretendimin se do ta mundte në Kavajë. Por, rezultati përfundoi me fitoren e thellë të socialistëve të drejtuar nga Veliaj në Qarkun e Tiranës.

Më herët, deputetja Duma ka pësuar disfatë edhe në Tiranë, ku ka humbur përballë Veliajt edhe në Njësinë 1. Ndërkaq, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Rrogozhinë, Duma regjistroi humbjen e radhës me Veliajn.

By kristal