Pse gudulisemi?

Sipas neuroshkencëtares Sarah-Jayne Blakemore nga University College London në Mbretërinë e Bashkuar, dy pjesë të trurit janë përgjegjëse për mënyrën e përpunimit të gudulisjes: korteksi somatosensor, i cili është përgjegjës për perceptimin e prekjes dhe korteksi cingular i përparmë, i cili përpunon kënaqësinë. Të dyja këto zona punojnë së bashku për të dhënë sinjale në sistemin nervor kur dikush ose diçka ju gudulis. Në fakt, ekzistojnë në të vërtetë dy lloje të gudulisjeve: gargalesis dhe knismesis.

Gargalesis është lloji i gudulisjes që është e rëndë, shkakton të qeshura dhe lëvizje të pakontrollueshme të trupit, ndërsa knismesis është kur diçka – si një fije nga këmisha – ju gudulis pak, duke bërë që të dridheni. Gjëja e çuditshme është se gudulisja nuk është në të vërtetë një ndjenjë e kënaqshme (për shumicën prej nesh), por ne sërish qeshim sikur sapo kemi dëgjuar shakanë më të paparë në botë. Pse?

Sipas një studimi të vitit 2013 nga studiuesit nga Universiteti Eberhard Karls i Tübingen në Gjermani, kjo ndodh për shkak se shakatë dhe gudulisjet prekin një pjesë të trurit të quajtur Rocean Operculum – një zonë përgjegjëse për reagimet vokale dhe emocionale.

E qeshura, rezulton se është një mënyrë që paraardhësit tanë mund t’u jenë nënshtruar agresionit, gjë që i ka ndihmuar për të sinjalizuar më të fortit se nuk duan t’i luftojnë. Në ditët e sotme, ajo nevojë është zhdukur, por e qeshura mbetet.

By kristal