Është identifikuar 32-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali pasi parashuta e tj u rrëzua. Bashkë me të humbi jetën dhe nje shtetas italian.

Fatjon Garxenaj, 32 vjeç ka qenë në bordin e mjetit fluturues së bashku me instruktorin italian Bernardino Panzacchi, 69 vjeç.

Një dëshmitar okular është shprehur për mediat atje se parashuta është rrëzuar në tokë pas disa rrotullimeve.

Pavarësisht ndihmës së dhënë shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra. Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta ndërsa po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

By kristal