Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi thotë se çështja e inceneratorëve do shkojë më keq, për ata persona të cilët e ideuan skemën e kësaj afere korruptive.

Në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, Prençi u shpreh se ka besim te drejtësia në lidhje me këtë aferë, pasi sipas tij, kanë dalë mjaftueshëm prova.

Prençi deklaroi se futja dhe nxjerrja nga burgu e Alqi Bllakos, ishte planifikuar nga pushtetarët, të cilët i kishin dhënë atij garanci.

“Para 3 muajsh kur u arrestua Alqi Bllako, unë jam prononcuar në raport me këtë situatë dhe kam thënë se Alqi Bllako nuk do të rrijë më shumë se 3-4 muaj në burg, se kaq i kanë thënë ideatorët dhe organizatorët e skemës së inceneratorëve. Ndaj ai u zhduk për disa orë, derisa mori garancinë te pushtetarët e fuqishëm që e kishin futur në këtë lojë.

Unë kam besim te drejtësia, çështja e inceneratorëve do shkojë më keq. Do shkojë më keq për ata ideatorët e skemës së inceneratorëve dhe jo për Alqi Bllakon. Kam besim, duke pasur parasysh provat që janë”, theksoi ai.

By kristal