Ish konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, komentohet shumë në mediat rozë.
Pas “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e “Kepi i Tundimeve”, shkruan lajmi.net.

Në episodin e fundit të këtij programi, ajo ka prekur me rrëfimin e saj.

Efi ka treguar se dhunuar psikologjikisht nga ish i dashuri, i cili i ka ulur vetbesimin.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që më ka bërë mos ta doja veten. Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, ka thënë Efi duke qarë.

By kristal