Vendoset në pranga një ish-polic në Kuçovë.

Sokol Dardha, 49 vjeç, është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit dhe droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogën në automjetin e tij, tip “Ford”.

Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.

Në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.

Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997.

By kristal