Si asnjëherë tjetër më parë, moderatorja e njohur shqiptare Roza Lati ka treguar për fansat e saj se ajo ka pasur një baba të dhunshëm. Edhe pse prej vitesh ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë, Roza zbuloi në programin ’Përputhen’ se i ati i saj kishte shenja skizofrenie dhe se mamaja e saj, Rita ka qëndruar me të për shkak të mentalitetit të kohës.

Ajo tregoi ndër të tjera, se pavarësisht fjalëve që gjyshja e saj i thonte Ritës, aktorja vendosi të dëgjojë të bijën dhe la çdo gjë për të mirën. “Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie.

Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.

Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja shqiptare në emisionin ‘Përputhen’.

By kristal