Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh është në qendër të akuzave dhe kritikavë për sulmet kibernetike të Iranit në sistemet tona online, fillimisht e-albania dhe tani TIMS.

rama e albania1

Për këto kritika, Rama ka reaguar duke thënë se “janë ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”!

Kryeministri Edi Rama postim në Twitter:

Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!

By kristal