Ata kanë një jetë në skenë por kulmi i famës së tyre do të ishte performanca në inagurimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë dhe kënga e tyre dedikuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij. Autori i tekstit të këngës, pjesë e Ansamblit Zëri i Bilbilit zbuloi për “Ora Verore” arsyen e këtij dedikimi.

Sipas tij, kënga ishte bërë për tunelin dhe jo për kryeministrin Edi Rama.

“Nuk ishin vargje për Ramën, të biem dakord. Rama ishte një nga personazhet që u fut në vargjet e mia.Kënga ishte kryesisht për tunelin e Skërficës që ishte një vepër madhore të paktën për plejadën time. Kam goxha vite mbi kurriz, është thënë do bëhet kjo e kjo dhe nuk është bërë. Përfundimisht ajo u bë. Unë jam nga ata që e kam vuajtur në këto 30 vjet Qafën e Muzinës se jam nga Tepelena. Ne i bëmë një këngë Qafës së Skërficës. Desha ta bëja dhe e bëra. Rama mbeti i kënaqur. Në çdo vend që ka vajtur se ka mbajtur njeri 4 minuta në këmbë që të shikojë, se është lloji i tipit. Unë e mbërtheva katër minuta. Dhe në fund tha vetë, dua të bëj një foto me atë grup. Të gjithë herët e tjera kanë dashur të bëjnë foto me Ramën ndërsa këtë radhë bëri me ne”.thotë më tej udhëheqësi i grupit Sinan Sameti,”-tha ai.

Më 2 korrik, në inagurim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit me këngë labe nga grupi “Zëri i Bilbilit”. Brenda tunelit, me këngë e valle, nuk mungoi as polifonia dhe isoja labe. Nga tuneli i Skërficës, grupi performoi me vargjet e krijuara enkas për këtë moment, me lavde për kryeministrin dhe ministrat e tij. Edhe pse jo më në detyrë, nuk e harruan as ministrin e dikurshëm të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, e po ashtu as pasardhësen e tij, Belinda Balluku.

By kristal