Libani- Kohët e fundit shkencëtarët kanë ngritur shqetësimin e pakësimit të bletëve.
Albert Ajnshtajn ka thënë se kur të zhduken bletët, njerëzimit do t’i vijë fundi katër vjet më pas, teksa një rëndësi të veçantë bleta e zë edhe në besimin mysliman.
E ndonëse kanë rëndësi të madhe për tokën, bletët po zhduken dita-ditës.
Miliona bletë në Australi janë futur në izolim dhe mijëra do të shkatërrohen pasi një parazit vdekjeprurës u zbulua në vend.
Për të mos u përballur komplet me zhdukjen e tyre pasi shihet me rrezik, Johny Abou Rjeily nga Libani ka befasuar miliona ndjekës në TikTok dhe Instagram duke publikuar disa video ku shihej se mjekra e tij është bërë koshere për bletët.
I guximshëm dhe pa frikë, Johny Abou Rjeily me një qetësi absolute thotë se këtë gjë po e bën për t’i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë bletët për botën.