Stuhia “Ariel” po i afrohet Greqisë që nga mbrëmja e së martës.
Niveli specifik barometrik, i ardhur nga Siçilia, pritet të shkaktojë një valë të fortë moti të keq ditën e mërkurë dhe të enjte. Sot në të gjithë vendin do të ketë mot të paqëndrueshëm, si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.
Sot të mërkurën parashikohet mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi në Jon, në Peloponezin perëndimor dhe jugor, në Kretë (kryesisht në perëndim dhe jug. Megjithatë reshje shiu do ketë në pjesën më të madhe të vendit, sidomos ditën e enjte, ndërsa fenomenet do të pakësohen nga e premtja. Temperaturat do të luhaten në nivele normale për sezonin me tendencë rritjeje gjatë fundjavës.
Ndërsa era do të shkojë 6-7 ballë.
Moti i keq duket se do të na ndjekë edhe në ditët e para të dhjetorit, pasi parashikohet që të paktën deri më datë 13 do të kemi mot të paqëndrueshëm.