Rita Ora ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare. Ajo mbajti një koncert së fundmi në Tiranë, i cili la mbresa të mrekullueshme për të gjithë. Së fundmi, ka qenë nëna e saj, Vera, e cila ka zbuluar detaje rreth fillimit të karrierës së saj dhe madje se si është Rita brenda shtëpisë.
“Unë si nënë e ka përjetuar në një mënyrë më specifike sepse kam parë se Rita ka një talent. Mirëpo thosha se si çdo fëmijë, këndon bukur, është shumë e gjallë dhe kishte shumë dëshirë për të performuar. Por unë mendoja ‘Ok, mjaft Rita’. Pastaj e morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve.
Kishte marrë një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, tha nëna e saj. Mirëpo, pavarësisht famës, Rita është një vajzë e thjeshtë kur vjen puna te familja.
“Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllanë dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj. Rita është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë.
Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”, tha nëna e Ritës.