Deri më datën 5 qershor, punonjësit që nuk kanë përfituar pagën prej  40 mijë lekësh të reja  mund të aplikojnë për ta marrë. Kështu është shprehur me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama.

“Ata që ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.
Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm”, thotë Rama.

Postimi I Kryeministrit Edi Rama

PARALAJMËRIM PËR DISA PUNËDHËNËS DHE NJOFTIM PËR DISA MIJËRA PUNONJËS

Punëdhënësve:

Administrata Tatimore ka kryer të gjitha verifikimet për mijëra punonjës – më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me Paketën e Zgjeruar – të cilëve u takon mbështetja e Qeverisë Shqiptare prej 40.000 lekësh!
Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi.
Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm!

Punonjësve në fjalë:

Keqardhje për këtë vonesë të krijuar nga punëdhënësit tuaj, e cila është toleruar deri këtu duke u shkruar e rishkruar atyre që ta përmbushin detyrimin, pa vepruar me gjobat përkatëse! Por kjo situatë do të marrë fund brenda datës 5 qershor dhe në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qënë të punësuar, nuk do të aplikojë brenda deri në 5 Qershor për ju, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyrë automatike dhe punëdhënësi përkatës do të ndëshkohet!

❤️ Të gjithë juve që më keni shkruar për këtë hall me punëdhënësin tuaj apo jeni drejtuar me ankesat tuaja të drejta në administratën tatimore, ju lutem edhe pak ditë durim dhe besim të plotë që nuk do të jeni vetëm në këtë situatë absurde, ku ligji dhe Qeveria Juaj ju jep shpërblimin dhe maliqi për të cilin punoni ju’a mohon?

UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM dhe ASKUSH, ASNJË, NUK DO TË MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON, ME LIGJ E ME ZAKON?

 

 

 

 

 

By admin