Itali- Në foto është Klajdi Tahiri 29-vjeç i riu nga Elbasani që humbi sot jetë tragjikisht në Itali

Makina kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion.

29-vjeçari po udhëtonte drejt Veronës dhe ngjarja ndodhi rreth orës 7.30.

Shoferi i kamionit, një 45-vjeçar me origjinë rumune bëri gjithçka për të shmangur goditjen, duke u përpjekur të devijojë djathtas, por pa sukses.

Mediet italiane shkruajnë se Tahiri drejtonte një Mercedes Vito dhe pas aksidentit makina u bë copë, teksa ai gjeti vdekjen e menjëhershme.

By kristal