Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone nuk janë më bashkë, e kanë ndërprerë lidhjen e tyre. Të paktën kështu raporton “People”, që pretendon se e ka mësuar lajmin nga disa burime pranë çiftit të famshëm të showbiz-it.

Vetë protagonistët, për momentin kanë preferuar të mos bëjnë asnjë koment mbi këtë çështje. Historia e tyre e dashurisë kishte nisur në vitin 2017, edhe nëse dalja e parë publike ndodhi shumë më vonë, ose në “Oscar 2020”.

Fotografimi i fundit së bashku i çiftit nag paparacët daton më 4 korrik, në një plazh të Malibu. Më pas, të dy i kaluan pushimet veçmas. Në gusht, Morrone ishte në St. Tropez, ndërsa aktori me disa miq në Los Angeles.

Ylli i famshëm i Hollywod-it duket se nuk ka dalë kurrë me një vajzë mbi 25 vjeç. Janë disa të dashura që e kanë ndërprerë lidhjen me të në fund të 25 viteve jetë, nëse jo më herët.

Kështu ishte edhe me Camila. Historia e tyre e dashurisë në fakt u ndërpre dy muaj pas ditëlindjes së 25-të të aktores.

Të gjitha të dashurat e mëparshme të aktorit (Gisele Bundchen, Bar Rafaeli, Blake Lively, Erin Heatherton, Toni Garrn, Kelly Rohrbach, Nina Agdal) ishin nën 25 vjeçe kur i dhanë lamtumirën yllit amerikan.

By kristal