Sezonin e ri televiziv, moderatorja Luana Vjollca do ta nisë në Tv Klan, pas një rrugëtimi të gjatë shumë vjeçar në Top Channel.

“S’luan dot me mua” quhet programi i ri që do të vijë së shpejti nën drejtimin e Luanës. Gjatë një videoje përmbledhëse e publikuar në Tv Klan, me gjithë ndryshimet dhe risitë që sjell sezoni i ri, u shfaq Luana teksa përgatitej për projektin e radhës.

“S’luan dot me mua” do të transmetohet çdo të premte mbrëma dhe ndonëse ka shumë për të zbuluar, kryefjala e programit është: emra të famshëm të botës së spektaklit do të ndeshen përballë njëri-tjetrit.

Luana Vjollcën këtë sezon do ta shihni në Tv Klan: Zbulohet

“S’luan dot me mua”, nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës nuk ka ende nuk ka një datë të konfirmuar, por pritet të vijë në fillim të sezonit të ri.

Luana njoftoi largimin nga Top Channel në fund të shtatorit 2021. “Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite),” tha ajo.

By kristal