Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë tashmë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Poem Blu.
Blogerja ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer si rrallë herë vështirësitë që kaloi në fillimet ku sapo kishte ardhur në jetë vogëlushja e saj.
Sara tregoi se ia kishin bërë shumë të vështrirë mëmësinë dhe mendonte se çdo gjë do të ishte e tillë por ndodhi komplet e kundërta.
Blogerja rrëfeu se mamaja e Ledrit ishte një ndihmë e madhe për të, madje pas lindjes Sara zbuloi se komunikonte vetëm me nëna pasi kishte nevojë për dikë që mund ta suportonte përgjatë periudhës së vështirë që po kalonte si një nënë e re.
“Unë kam shumë ndihmë. Mami i Ledrit është kryesorja. Nuk janë të gjithë në këtë situatë prandaj nuk mund të them bëni sa më shumë fëmijë. Nuk është aq e vështirë. Mua ma kanë bërë më të tmerrshme, nuk do bësh më gjumë, nuk do bësh më këtë, nuk do bësh më atë.
Për mua nuk ka qenë ashtu. Kam vuajtur pak me pjesën pas lindjes. Mendoja se isha e informuar, por jo. Pas lindjes unë flisja vetëm me nëna, nuk flisja më me shoqet që nuk janë nëna. Kisha nevoja për dikë që të më thoshte do të kalojë. Është gjëja më e bukur që mund të ndjejë një person. Unë mezi pres të iki në shtëpi ta takoj. Më merr shumë shpejt malli”, tha Sara për “Goca dhe Gra”.