Tiranë- Makina del nga rruga dhe fluturon në lumin e Lanës në Tiranë. Por kur shkon policia nuk e gjen shoferin.

Ngjarja ndodhi paradite në afërsi të Brrylit.

Një drejtues ende i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka devijuar nga rruga e për pasojë ka rënë në lumin e Lanës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

By kristal