Pak ditë më parë qarkulloi masivisht në rrjetet sociale video e një automjeti që lëvizte në tunelin e Kalimashit me shpejtësi ekstreme.

Automjeti luksoz ‘Lamborghini’ udhëtonte me 306 km/h dhe në një moment rrezikoi të aksidentohej.
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka identifikuar drejtuesin e automjetit.

Ai është Aleks Visha, një personazh i njohur i TikTokut.

Visha është shoqëruar në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, ndërsa automjeti është bllokuar.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

By kristal