TIRANE- Ilir Meta dha lajmin se Partia e Lirisë do të jetë në garë për fushatën e 2023 për zgjedhjet lokale. Meta tha se përsa kohë që ai të jetë lider i PL, bojkoti nuk është zgjedhje.

Pyetje: Brenda 2 muajve do të dekretohet edhe data e zgjedhjeve. PL do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale?

Meta: Për aq kohë sa do të jem unë lider i saj, nuk do të bojkotoj asnjëherë asgjë në këtë vend, as seanca parlamentare dhe aq më pak të bojkotoj zgjedhje. Kush ikën nga zgjedhjet në demokraci është kapitullues, i shiste siç i shiti ai që bënte si i nxehur duke i djegur palmën. Ose është me probleme. Unë s’jam naiv, demokracia duhet forcuar çdo ditë. PL do të marrë pjesë në çdo palë zgjedhje dhe është e bindur në triumfin e opozitës së vërtetë dhe masive.

By kristal