Zac Efron ka sqaruar më në fund arsyen e ndryshimit drastik të pamjes së tij, si shkak i një aksidenti. Ylli i kinematografisë u bë objekt i thashethemeve për ndërhyrje kozmetike, por ai ka bërë të qartë situatën mbi shndërrimin e tij.

34-vjeçari tha në një intervistë se rrëshqiti mbi një çorape teksa vraponte në shtëpinë e tij që rezultoi në një nofull të thyer dhe ënjtje të muskujve. Ngjarja duket sikur ndodh në një prej filmave të tij, por Zac përplasi mjekrën pas shatërvanit prej graniti dhe humbi vetëdijen.

Kur u zgjua, “kocka e mjekrës i varej në fytyrë”. Atij iu desh të shtonte muskuj brenda fytyrës dhe nofullës iu desh të sforcohej më shumë se zakonisht, gjë që i shkaktoi ndryshimin e fytyrës.

“Muskujt vetëm rriteshin. U bënë shumë, shumë të mëdhenj”.

Aktori thotë se nuk e dinte aspak që ishte bërë viral për pamjen, derisa nëna e tij e telefonoi për ta pyetur nëse kishte kryer ndërhyrje plastike./

By kristal