Edi Rama, vazhdo që të mbajë nën tisin e misterit çdo gjë që ka të bëjë me bisedimet e fundit me Greqinë të cilat me sa duket, më shumë janë përqendruar te kufiri detar.

Mësohet se ditën e sotme ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama. Lajmin e bën të ditur vetë krye-diplomati grek, nëpërmjet një postimi në Twitter.

‘Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon’, shkruan Dendias.

Nga ana tjetër kryeministri shqiptarë, i cili gjithë ditën ka sulmuar krerët e opozitës dhe presidentin Ilir Meta në Twitter, nuk ka gjetur kohë që njësoj si Dendias të na bëjë të ditur këtë bisedë.

Duke nisur që në vitin 2016, kur nën udhëheqjen e Ditmir Bushatit nisën bisedimet me Greqinë për çështje të mbetura pezull siç është edhe ajo e kufirit detar, te takimi kokë më kokë me kryeministrin grek në Athinë dhe deri te bisedimet me ministrin Dendias në Tiranë, Edi Rama, ka mbajtur në sekret të plotë tematikën e këtyre takimeve.

Kjo bisedë e fundit telefonike bëhet ndërkohë që Greqia pasi ka dekretuar shtrirjen 12 milje në detin Jon, në seancën e parë parlamentare ta zyrtarizojë këtë gjë edhe nëpërmjet një ligji.

By kristal