Mitsotakis i ka dërguar sërish mesazh Erdogan, kur tensionet mes dy vendeve janë rritur së tepërmi e tashmë në det e ajër madje ka edhe provokime.

Në një intervistë në CNN, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia do të mbrojë sovranitetin e saj territorial, por dëshiron të vazhdojë bisedimet me palën turke.

“Ne po përballemi me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus, gjëja e fundit që na duhet është një burim destabiliteti në Evropën Juglindore. E drejta ndërkombëtare është vetëm një mjet. Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi. Ne kemi parë sfida serioze në muajt e fundit. Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane,”-tha ai.

Mitsotakis shtoi se politika e jashtme nuk duhet të përdoret për të nxitur ndjenjën kombëtare. Ndërsa duke iu referuar çështjes djegëse të çmimeve të larta të energjisë që rrënojnë të gjithë Evropën dhe pas propozimit të Komisionit për kufizimin e përdorimit të gazit natyror me 15% nga 1 gushti, kryeministri u ndal në nevojën e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të krizës me unitetin europian.

By kristal