Ky është momenti kur rrëzohet një helikopter i forcave ruse në Ukrainë

Në pamjet e publikuara në Facebook dhe Twitter, mjeti ushtarak duket ndërsa fluturon në një lartësi të ulët para se të qëllohet dhe shpërthejë në flakë.

Pamjet kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, por është paqartë vendi ku është filmuar.

Sipas grupit të gazetarëve investigativë “Bellingcat”, pamjet janë filmuar në Kozarrovychi, 32 kilometra larg Kievit.

Videoja origjinale është publikuar nga një banor i Kievit në Facebook, i cili ka kapur momentin e shpërthimit me dron.

 

 

By kristal