Moti i keq në juglindje të vendit është bërë shkak për aksidente rrugorë në aksin Pogradec – Bilisht.

Dy aksidente kanë ndodhur vetëm pak minuta më parë në këtë aks.

Mësohet se aksidentet kanë ndodhur në Mëmëlisht të Pogradecit dhe në fshatin Bitinckë në Bilisht.

Sipas policisë, në të dyja rastet mjetet kanë dalë nga rruga.

Paraprakisht mendohet se aksidentet të kenë ndodhur nga moti i keq ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

 

By kristal