Mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që Shqipëria notonte në ujë nga përmbytjet, rrjeti u mbush me foto dhe video nga darka superluksoze e klanit rilindas, në një nga restorantet më të shtrenjtë në botë, ‘Nusret’, në Dubai.

Në video, dukej qartë Endri Fuga, Arbjan Mazniku, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, të cilët ia kishin ‘shtruar darkës’, pa e vënë aspak ‘ujin në zjarr’ për Shqipërinë, e cila do të zgjohej përsëri të nesërmen, për të disatën ditë radhazi, nën ujë. Restoranti ‘Nusret’ është një nga vendet më të shtrenjta në botë , i cili vizitohet nga personat më të famshëm dhe më të pasur në të gjithë globin.

Çmimet në këtë restorant janë mjaft të kripura, por siç duket, kur pagesa bëhet me lekët e taksave të popullit, pagesa nuk rëndon njëlloj.

E nëse dëshironi të dini më shumë për çmimet tek Nusreti në Dubai, më poshtë keni disa nga faturat e darkuesve të cilët patën luksin të vizitonin ta paktën njëherë këtë restorant.

Fotot mund t’i gjeni në Google dhe janë lehtësisht të verifikueshme nga secili prej jush me një kërkim të thjeshtë.

Sipas fotove në rrjet, një darkë prej disa personash kushton mijëra euro. E nëse marrim shembull një nga faturat e gjetura në Google , një racion nga bifteku i famshëm kushton 1200 AED, dhe pas një konvertimi në Euro, kuptojmë se bëhet fjalë për 267.3 euro (rroga e më shumë se një muaji për një punëtor të thjeshtë në Shqipëri).

By kristal