Mënyra më e shpejtë për të pregatitur një vakt të pasur me vlera yshqyese është të bësh një vezë: omëletë, të zier, sy, të skuqur shumë ose pak. Vezët janë një ushqim i mbushur me proteina, kalcium dhe minerale që miliona njerëz në mbarë botën e konsumojnë çdo ditë.

 

Por, kush ka menduar ndonjëherë për vlerën e lëvozhgave të vezëve?

 

Pse duhet ta konsiderojnë atë vetëm si një kuti të pavlerë të një artikulli ushqimor, që duket i padobishëm pasi të copëtohet? Askush nuk mund të fajësojë ju, sepse përfitimet e lëvozhgave të vezëve janë jashtëzakonisht të nënvlerësuara dhe për to nuk është folur. Ekspertët e gazetës “Super Shëndeti”, si gjithnjë na befasojnë: Këtu gjeni një mënyrë të dobishme për të përdorur lëvozhgat e vezëve, në vend që t’i hidhni ato.

 

  1. PREGATISNI SUPLEMENTE TË KALCIUMIT

 

Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e lëvozhgave të vezëve, për të përgatitur një shtojcë të kalciumit, për forcimin e eshtrave dhe parandalimin e çrregullimeve të lidhura me kockat. Përveç kësaj, kjo është një alternativë më e lirë se sa ta blesh atë nga farmacia. Pluhur i nxjerrë nga lëvozhgat e vezëve përmban një furnizim të pasur me kalcium natyral dhe elementë të tjerë si fluori dhe strontiumi që forcojnë eshtrat e njeriut dhe parandalojnë dhe trajtojnë osteoporozën.

 

Kalciumi i vezëve gjithashtu ka reduktuar me sukses përkeqësimin dhe dhimbjen e eshtrave dhe nxit densitetin dhe lëvizjen e eshtrave në pacientët me osteoporozë. Kalciumi i lëvozhgave të vezës mund të zvogëlojë dhe të sigurojë lehtësim nga simptomat e sindromës premenstrual.

 

Ndiqni këto hapa për të bërë një shtojcë të domosdoshme të kalciumit, duke përdorur lëvozhgat e vezëve:

 

– Vloni lëvozhgat e 12 vezë në nxehtësi të lartë.

 

Sigurohuni që të ndani copëzat e thyera të lëvozhgave nga njëra-tjetra, ndërsa i vendosni në tenxhere me qëllim që të mos grumbullohen së bashku.

 

Zierja e lëvozhgave do t’i pastrojë ato tërësisht nga bakteret dhe substancat e tjera të padëshiruara. Shtyni lëvozhgat poshtë në ujë me një lugë për t’u siguruar se janë zhytur tërësisht. Pas 5 deri në 6 minuta, do të vini re formimin e një shkume mbi ujë. Pas formimit të shkumës, lërini lëvozhgat të ziejnë edhe për 3 minuta. Hiqeni enën nga nxehtësia, derdhni ujin dhe vendosni mënjanë lëvozhgat. Shtroni ato në një tavë për pjekje dhe i futni në furrë në 90 gradë Celsius për 10 deri në 15 minuta për t’i tharë plotësisht.

By admin