Pasi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të kryengritjes së Potribës, Berisha është ndalur në një takim me qytetarët e Shkodrës.

I pyetur nëse ka informacion për faktin se edhe BE do ta shpallë non-grata pas SHBA dhe Anglisë, ish-kryesministri u shpreh se nuk ka informacion.

Berisha: Nuk kam informacion. BE ka një rezolutë të PE, në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret me këtë proces gjyqësor. Asgjë nuk e ndalon këtë projekt, ky tren është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, kjo lokomotivë do ta nxjerrë atë nga pushteti.

By kristal