Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku ka humbur një nga njerëzit e tij më të shtrenjtë, gjyshen. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Zemërthyer, Olsi ka ndarë në Instagram një status ku shkruan:

“Veç gëzim na dhe o Ije dhe kurrë në jetë nuk të harrojmë. Qofsh e xhehnetit dhe tani gëzoji ëngjëjt siç na gëzoje ne me çdo batutë tënden.”
Sa i përket jetës preofesionale, Olsi ka qenë së fundmi i angazhuar në xhirimet e një filmi të ri. Ishte partnerja e tij, Egli Tako, ajo që zbuloi në një bisedë virtuale se nuk ka kaluar shumë kohë me të si pasojë e angazhimeve të shumta që ka aktori.
“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”-shkruante Tako.

By kristal