Kur ka nisur karriera jote muzikore?

Mund te them se pasionin e kam pasur qe ne femijeri, kurse konkretisht fillova te merrem me muzike rreth moshes 16 vjeçare. Ne ate periudh realizova kengen time te pare me artistin Zero dhe nik first. Keto dite isha pikerisht duke e degjuar kengen e pare dhe po mendoja se sa shume progreson nje person artistikisht nese nuk e braktis kurre pasionin e tij. Ne fillimet e mia kendoja rap te mirefillte kurse tani kendoj nje stil rap me melodioz shpesh here me nuanca latine ose orientale. 

Sa e lehte eshte te besh art ne nje shtet tjeter?

Per ata qe nuk e dine une jetoj ne France qe prej vitit 2009. Isha 19 vjeç kur erdha ne France per te kryer studimet dhe per nje te ardhme plot endra. Nuk eshte aspak e lehte ne çdo aspekt te jetes kur je jasht vendit tend dhe larg familjes. Duhet te punosh, te mesosh nje gjuhe te huaj, te integrohesh dhe t’ja dalesh me sukses perballe çdo veshtiresie qe te del perpara. Kjo veshtiresi eshte hasur dhe ne fushen e artit, ne muzike, sepse duhet te kendosh ne gjuhe te huaj, duhet te besh njohje ne fushen e muzikes ketu ne France, te gjesh kontaktet e duhura, te kontaktosh studio muzikore apo studio per realizime klipesh etj. Te gjitha keto kerkojne financim dhe une gjithmone kam punuar dhe i kam financuar vet te gjitha projektet muzikore. Duke qene se je larg vendit dhe larg familjes veshtiresia qendron dhe ne faktin se mungon mbeshtetja morale nga familja dhe shoqeria ne shqiperi, pavarsisht se nepermjet internetit komunikojme, nuk eshte i njejti efekt kur ke nje mbeshtetje morale nga afer dhe jo virtualisht. Pra duhet te jesh shume i forte moralisht qe te besh art jasht shtetit.

Ke bere shume klipe por njeri prej tyre ka qene ai qe u kthye ne super hit me artisten Blerina Matraku, cfare ndjeve ne momentin kur pe qe njerezit po e adhuronin artberjen tende?

U ndjeva shume i surprizuar. E ndjeja qe ishte nje kenge shume e bukur sapo kenga perfundoi ne studio. Por nuk e imagjinoja qe do pelqehej kaq shume dhe qe per here te pare do me krijohej nje grup i vogel fansash rreth meje qe edhe sot me ndjekin dhe me mbeshtesin fale kenges « Ma Bella ». Normalisht qe mora shume kenaqesi nga ky sukses, sado modest por qe me beri te kuptoi sesi eshte jeta e nje artisti ne momentin qe ka sukses dhe krijon nje grup admiruesish. Eshte nje kenaqesi shume e veçante qe te tjeret ndihen mire fale kengeve te tua. Plus qe kenga deportoi dhe jashte kufijve, ne vende qe nuk e kisha menduar kurre, keshtu qe ishte me vertet nje surprize shume e madhe. Emocionalisht perfitova shume dhe krijova dhe nje imazh si artist qe nuk e kisha shume te kompletuar perpara se te realizoja kengen « Ma Bella ». Kjo gje me jep motivim te vazhdoj me projekte te reja muzikore. Kete vit do nxjerr 2 projekte shume te bukura. Se shpejti nje klip ne bashkepunim me artistin shqiptar ne Angli Krazy, kenga titullohet « gud gud ». Pas ketij projekti do kem nje kenge solo ku do kendoj vetem, do jete ne nje stil ndryshe, shpresoj qe do i surprizoj njerezit qe me mbeshtesin.

Muzika eshte profesioni yt?

Muzika eshte pasioni im, nuk po jap detaje te metejshme, po lej pak mister se cili eshte profesioni im haha.

 

 

By kristal