Pamjet tronditëse janë shfaqur gjatë natës, ku shihet se policia ka tmerruar futbollistin Tiémoué Bakayoko, i kontrolluar me armë te koka gabimisht në Milano.

27-vjeçari, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Milani, u vu me shpatulla pas automjetit të policëve, duke u kontrolluar si kriminel në një rrugë të frekuentuar të Milanos.

Për fat të mirë, pas shumë kontrollesh, një oficer tjetër policie e identifikoi mesfushorin në pronësi të Chelsea, duke e liruar. Sidoqoftë, e bënë këtë pasi e tmerruan dhe zbuluan se ai nuk ishte njeriu që po kërkonin.

Momenti kur policit qeros, sikurse duket në videon e mëposhtme, i pëshpëritin diçka në vesh se po kontrollon një futbollist të njohur, të lë pa fjalë. Më në fund, policët e kuptojnë gabimin dhe i kërkojnë falje lojtarit.

Ky incident vjen vetëm disa orë pasi raportet mediatike pretenduan se Bakayoko pritet të largohet nga Milani (ku ka edhe një vit huazim) këtë verë, pasi ra dakord të nënshkruajë me Marseille. Mesfushori iu bashkua Chelsea nga Monaco në vitin 2017 si zëvendësues i drejtpërdrejtë i Nemanja Matic.

Megjithatë, transferimi i tij prej 40 milionë stërlinash u përkeqësua, pasi ai nuk arriti ta kompensonte paraardhësin, dështoi dhe më pas u huazua përsëri te Monaco një vit më vonë.

Çdo sezon, që nga ajo kohë, 27-vjeçari ka qenë i huazuar, me Chelsea që nuk ka gjetur dot një blerës të tij. Bakayoko ka pasur periudha huazimi, dy herë me Monaco, ndërsa ka kaluar gjithashtu një herë nga Napoli.

Po kështu, dy periudha huazimi i ka kaluar me Milanin. Ai ishte pjesë e kuqezinjve në sezonin e kaluar, u shpall kampion i Italisë me ta. Megjithatë, për shkak se luajti vetëm 493 minuta, “Djalli” po mendon ta shkurtojë huazimin e tij 2-vjeçar.

By kristal