Sot, kur në Kuvend votohet, Buxheti i vitit 2023, pedagogët dhe punonjësit e universiteteve janë mbledhur përpara godinës së parlamentit në vazhdën e protestës së tyre, që ata theksuan se do të vazhdojë të rrijë ndezur si thëngjilli derisa të plotësohen hap pa hapi, të gjitha kërkesta e tyre me karakter ekonomik.

Çfarë synojnë pedagogët? Pankartat që ata kanë në duar flasin qartë se çfarë i kërkojnë ata qeverisë:
“Arsimi i Lartë, prioritet kombëtar. Bëjeni buxhetin 1% të GDP”

“Mos e ktheni universitetin në klasën e 13-të”

“Na lini të punojmë, të jetojmë në Shqipëri”

“Arsim cilësor, paga dinjitoze”

“Tekstet nga Anglia, ligjin si Mbretëria, pagat si Afrika!!!”

“Pa financim të kërkimit shkencor, s’ka zhvillim!”

Në xhendën e Kuvendit për sot, pika 9, është në diskutim projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”, sipas nenit 78 të Kushtetutës dhe neneve 84 dhe 73-77 të Rregullores me shumicë të thjeshtë votash për miratim. Do të shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, relatori dhe më pas, votimi nen për nen dhe në tërësi.

By kristal